Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kumanovë, ku u plagos bartësi i listës së Alternativës për Integrim Kombëtar (AKI), Zekirja Shahini.
Në reagimin e tij, Fetai tha se hetimet paraprake kanë sqaruar motivet e ngjarjes, duke theksuar se bëhet fjalë për shkaqe familjare dhe private, dhe jo për ndonjë prapavijë politike apo elektorale.
“Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim-vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositesja është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhërarrest,” deklaroi Fetai.
Ai kritikoi ashpër disa politikanë opozitarë, të cilët sipas tij, kanë keqpërdorur rastin për qëllime politike gjatë fushatës.
“Është turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë që, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike. Këta hipokritë duhet të dalin menjëherë dhe të kërkojnë falje publike për këtë turp. Marrja ju mbuloft!” ka theksuar Fetai.
Në fund të reagimit, ai ka shprehur urime për shërim të shpejtë për Zekirja Shahinin, duke theksuar se institucionet e rendit janë duke e trajtuar rastin me prioritet dhe profesionalizëm.