PRISHTINË – Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur takimin mes Izet Mexhitit nga koalicioni VLEN dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Sipas Zaimit, ky takim është një hap i rëndësishëm për avancimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një reagimi, Zaimi vlerësoi se Mexhiti ka vepruar drejt duke shtruar kërkesat legjitime të shqiptarëve para Tiranës zyrtare. Ai pranoi se e kaluara mund të ketë lënë “kujtime të këqija”, por theksoi se ato mund të tejkalohen vetëm përmes angazhimeve konkrete.
“Izet Mexhiti ka bërë shumë mirë që është takuar me Ferit Hoxhën për të shtruar këto çështje e kërkesa legjitime… Kujtimet e këqija mund të tejkalohen nga punët e mira, që duhen kërkuar e duhen pritur, edhe nga Tirana,” u shpreh Zaimi.
Ky qëndrim vjen si thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë, me synim koordinimin e agjendave kombëtare.
