Ardian Ismajli rikuperohet në kohë, gati për Derbin e Torinos kundër Juventusit

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, është drejt rikthimit në fushën e blertë për përballjen e rëndësishme që Torino do të zhvillojë në shtëpi kundër Juventusit, në “Olimpico Grande Torino”.

 

Futbollisti kuqezi ishte larguar nga fushat e lojës që prej 26 prillit për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Megjithatë, raportimet e fundit konfirmojnë se gjendja e tij fizike ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm ditët e fundit.

Në kampin e Torinos mbretëron optimizmi për gatishmërinë e mbrojtësit, i cili pritet të grumbullohet për derbin e qytetit. Edhe nëse nuk do ta nisë ndeshjen si titullar, Ismajli pritet ta fillojë atë nga stoli, duke i ofruar trajnerit një opsion me mjaft vlerë për repartin e mbrojtjes në këtë sfidë delikate.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT