Gazetari i njohur nga Shqipëria, Armando Shkullaku, ka hedhur poshtë pretendimet se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë humbur të drejta pas largimit të Ali Ahmetit nga skena politike.
Gjatë një debati në Syri TV, në emisionin e Çim Pekës, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, Shkullaku theksoi se propaganda që lidhet me “rënien e të drejtave etnike të shqiptarëve” nuk qëndron.
“Unë nuk ju besoj këtyre teorive se me ikjen e Ali Ahmetit shqiptarët humbën disa të drejta, etj. Përkundrazi, edhe pse VMRO-DPMNE ka shumicë absolute në Kuvend, shqiptarët nuk kanë humbur asnjë të drejtë,” – deklaroi Shkullaku.
Deklarata e tij vjen në një moment kur në skenën politike maqedonase po zhvillohen debate të shumta mbi balancat ndëretnike dhe përfaqësimin e shqiptarëve pas zgjedhjeve të fundit.