Atalanta nuk humb kohë: Raffaele Paladino emërohet trajner i ri deri në 2027

Pas largimit të Ivan Juric, i cili qëndroi vetëm 15 ndeshje në stol, Atalanta reagoi menjëherë dhe emëroi si trajner të ri Raffaele Paladino.

Konfirmimi zyrtar erdhi sot: 41-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.

Paladino vjen në Bergamo me një rikonim të shkëlqyer. Ai arriti rezultate befasuese me Monza-n dhe sezonin e kaluar e udhëhoqi Fiorentinën deri në vendin e gjashtë në Serie A, si dhe deri në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Tani e pret sfida më e madhe në karrierën e tij: të “zgjojë” Atalantën e përkohshme në vendin e 13-të në Serie A dhe të vazhdojë me performancat e mira në Ligën e Kampionëve.

Në stafin teknik do të jenë bashkëpunëtorët e tij të besuar: Stefano Chiterio (ndihmës), Federico Peluso (asistent teknik) dhe Fabio Corabi (trajner i fitnesit), ndërkohë që disa nga anëtarët e stafit aktual do të vazhdojnë punën në klub.

“Familjet Percassi dhe Paljuka i urojmë mirëseardhje të ngrohtë trajnerit Raffaele Paladino”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com