Thursday, May 2, 2024
spot_img

Atë që nuk e realizuan për dy dekada ne e realizuam mbrenda viti!

Me nder dhe kënaqësi të madhe e informojmë opinionin se sot në Kuvend u miratua ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, të përfitimeve pasurore dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse. Miratimi i ligjit të ri, përkatësisht 1/3 e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligj, është rezultat i nevojës për përmirësimin e dispozitave ligjore si rezultat i mospërputhjeve dhe problemeve të konstatuara në praktikë nga ana e punonjësve të Agjencionit për menaxhimin e pronës të konfiskuar – ekipi im, të cilët me vetëiniciativë së bashku me mua kanë kontribuar që nga dita e parë e emërimit tim. Shumë falenderim për Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga i cili i dha mbështetje të madhe Ligjit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe grupit punues që punoi aktivisht në mënyrë profesionale dhe të detajuar. Me miratimin e ligjit, besojmë se do të zgjidhet një problem i madh kombëtar dekadash, i ardhur nga mijëra automjete të vjetra që janë të përhapura në të gjithë territorin e vendit tonë. Pjesa më e madhe e ndryshimeve të bëra janë në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues në të cilin nuk ka procedura mjaftueshëm të qarta në lidhje me ekzekutimin e vendimeve dhe aktgjykimeve për konfiskimin e pasurisë dhe përfitimeve pasurore, ndryshime në aspektet jo mjaft të qarta lidhur me pronën që është konfiskuar nga persona juridikë mbi të cilët është hapur procedura e falimentimit, konfiskimi i ndërtimeve pa leje, çështjet që kanë të bëjnë me barrë mbi pasurinë e konfiskuar, çështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin, shitjen e pasurisë, avancimin terminologjik, përmirësimi i dispozitave për ripërdorimin social të pronës së konfiskuar përkohësisht, pronës së konfiskuar përgjithmonë dhe pronës së konfiskuar, vendosja e regjistrit, si dhe parashihet që Agjencioni të mbajë 7 (%) për qind të vlerës së të ardhurave të realizuara nga çdo shitje e objektet e konfiskuara dhe pasuria e konfiskuar nga Agjencia, me qëllim të menaxhimit efikas.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT