Banorët e Llërcës do të kenë rrugë më të sigurta dhe moderne

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka filluar sot asfaltimin e dy rrugëve në dy lagje të ndryshme të fshatit Llërcë. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e zonës.

Sejdiu theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për jetën e përditshme të qytetarëve dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. “Për çdo ditë punojmë për një komunë më të mirë, ku çdo lagje dhe çdo rrugë ka vëmendjen që meriton,” tha ai.

Investimi pritet të përmirësojë trafikun lokal, të rrisë sigurinë dhe të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të rehatshëm dhe modern për banorët e Llërcës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com