Sunday, April 28, 2024
spot_img

Barcelona refuzoi një ofertë prej 200 milionë për Yamal

PSG po përgatitet për largimin e Kylian Mbappe. Sulmuesi, siç raportojnë mediat kryesore botërore, karrierën e tij do ta vazhdojë te Real Madrid.

Në 30 ditët e fundit, mediat kanë pëshpëritur për disa futbollistë si pasardhës të mundshëm të Mbappes. Të shtunën, Marca zbuloi se PSG-ja kishte në sy mrekullinë e Barcelonës, Yamin Jamal.

Adoleshenti që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç, me golin e tij i solli fitoren Barcelonës ndaj Mallorca mbrëmë.

“Marka” pretendon se PSG ka përgatitur një ofertë prej 200 milionë eurosh. Sipas këtij burimi, drejtuesit e Barcelonës e kanë refuzuar ofertën.

Interesant është fakti se do të ishte transferimi i dytë më i madh në historinë e futbollit dhe të parën e mban Neymar, i cili ndoqi të njëjtën rrugë, nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Agjenti i Jamal, Jorge Mendes, u pa në Barcelonë këtë javë, shumë menduan se po negocionte blerjen ose huazimet e reja të Joao Felix dhe Joao Cancelo, por ai pati një takim me Joan Laporta për të ofruar ofertën e PSG-së për Jamal.

Megjithatë, në Katalonjë janë të vetëdijshëm se Jamal është e ardhmja e futbollit dhe e Barcelonës dhe nuk kanë ndërmend ta shesin atë.

Këtë sezon, Yamal shënoi gjashtë gola dhe regjistroi shtatë asistime të tjera, dhe bëri debutimin e tij për kombëtaren spanjolle, për të cilën shënoi dy gola në katër paraqitje.

Aktualisht “Transfermarkt” e vlerëson në 60 milionë euro.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT