Bartësi i listës së VLEN-it për Tetovë, Albi Qamili, takohet me qytetarët në lagjen Teqe

Bartësi i listës për këshilltarë nga Koalicioni VLEN në Tetovë, Albi Qamili, ka zhvilluar aktivitet fushate në lagjen Teqe, ku së bashku me të rinj dhe të reja ka shpërndarë materiale dhe ka prezantuar vizionin për zhvillimin e qytetit.

“Sot në lagjen Teqe, së bashku me të rinjtë dhe të rejat tona, u angazhuam derë më derë për të shpërndarë idetë, vizionin dhe energjinë që kemi për zhvillimin e Tetovës. Besojmë se ndryshimi i madh fillon me hapin e vogël, me takimin e sinqertë dhe me fjalën e thënë drejt”, tha Qamili.

Ai theksoi se në çdo cep të Tetovës ndjehet entuziazmi për ta vazhduar transformimin e qytetit.
“Tetova s’ndalet!”, u shpreh Qamili.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com