Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, priti sot Koordinatorin e Medresesë Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Dr. Beqir ef. Memeti, bashkë me stafin e tij të profesorëve dhe profesoreshave, në ambientet e Myftinisë.
Gjatë vizitës, u zhvillua diskutim mbi bashkëpunimin ndërmjet Myftinisë dhe Medresesë, me fokus tek aktivitetet edukative dhe fetare që ndihmojnë në forcimin e vlerave morale dhe zhvillimin e brezit të ri, veçanërisht tek sektori i vajzave.
Në përfundim të takimit, stafi i Medresesë i uron Myftiut dhe ekipit të tij shëndet dhe suksese të mëtejshme në punën fisnike në shërbim të fesë, atdheut dhe komunitetit të besimtarëve.
Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit institucional për forcimin e edukimit fetar dhe moral të të rinjve në Tetovë.