Pas një ndërmjetësimi të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është shënuar një afrim i dukshëm mes Ramiz Lladrovcit dhe PDK-së, duke çuar drejt unitetit politik në Drenas.
Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku tregohet takimi i ngrohtë me Ramiz Lladrovcin dhe Ali Ahmetin, duke ritheksuar mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim pa kushte.
Në postimin e tij, Hamza shkruan se Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet pjesë e PDK-së, dhe se Drenasi do të vazhdojë të jetë bastion i fitoreve dhe i vlerave të heronjve të luftës dhe paqes. Ai thekson se energjitë e përbashkëta të UÇK-së dhe PDK-së do të jenë dëshmi e unitetit për fitoren e 28 dhjetorit.

