Friday, May 3, 2024
spot_img

Bashkim Hasani i LD-së pyet publikisht: Grubi dhe Neziri bashkë me Drinin, në sa vota do e rrëzojnë BDI-në, 40, 45 apo 50 mijë?

Bashkim Hasani nga Lëvizja Demokratike në statusin e tij në rrjetin social FB ka krahasuar situatën kritike që aktualisht ka kapluar BDI-në me skandalet e njëpasnjëshme të funksionarëve të saj, me situatën e BDI-së në vitin 2016-të kur Artan Grubi dhe Bekim Neziri, të dytë eksponentë të lartë edhe atëherë por edhe tani, nga 153 mijë vota BDI-në e ulën në 85 mijë vota.

‘Një digresion i shkurtë. BDI-ja e vitit 2024 jashtëzakonisht shumë i ngjanë BDI-së së vitit 2016. Asokohe, bartës liste për deputet në zonën 1 ishte Artan Grubi, sot zv. kryeministër i parë, ndërsa shef shtabi në nivel qëndror ishte Bekim Neziri, sot kryetar i BDI Dega Çair. Atëherë këto eksponentë BDI-në nga 153 mijë vota e rrëzuan në 85 mijë vota’ konkludon Bashkim Hasani nga Lëvizja Demokratike.

Ai më tej pyet publikisht: Sot, çka mendoni, Artani, Bekimi bashkë me Drinin, në sa vota do e sjellin BDI-në?

a) 40 mijë b) 45 mijë apo c) 50 mijë vota?

Ndryshe BDI nuk ka ditë që nuk skandalizon opinionin me ndonjë veprim të funksionarëve të saj të lartë, në korrupcion, përzierje në punën e organeve të drejtësisë dhe kapjen e shtetit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT