Batincë – Sot, kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, vizitoi konakun e familjes Osmani në Batincë, ku u prit me ngrohtësi nga banorët.
Gjatë takimit, Bislimi diskutoi për sfidat që preokupojnë jetën e përditshme të komunitetit, duke përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, gjendjen e infrastrukturës dhe nevoja të tjera të përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e familjeve.
“Këto nuk janë thjesht probleme, por shqetësime që prekin çdo familje. Me përkushtim dhe punë të sinqertë, besoj se bashkë do t’i japim zgjidhje dhe Batinca do të marrë atë që e meriton”, tha Bislimi.
Ai u bëri thirrje banorëve që të mbështesin kandidatin e koalicionit VLEN më 19 tetor, duke theksuar: “Një zë, me numrin 7️⃣ – JA VLEN!”