Thursday, May 2, 2024
spot_img

Bayer Leverkusen i pamposhtur 26 ndeshje radhazi

Bayer Leverkusen ka shënuar sot një fitore ndaj Augsburgut (1:0) në fushë si mysafir në xhiron e 17-të të Bundesligës.

Mesfushori argjentinas Ezequiel Palacios ka shënuar golin e fitores për “farmacistët” në minutën e 94-të.

Skuadra e trajnerit Xabi Alonso zgjati ecurinë e tyre të pamposhtur nga fillimi i sezonit në 26 ndeshje (23 fitore, 3 barazime), një rekord për klubet gjermane.

Bayer Leverkusen është kryesuesi i tabelës në kampionatin gjerman të futbollit me 45 pikë, katër më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT