Saturday, April 27, 2024
spot_img

Bayern bëri një plan për të bindur Zidane të ulet në karrigen e trajnerit!

Mediat gjermane raportojnë se Zinedine Zidane po bëhet një opsion për pasardhësin e Thomas Tuchel në Bayern Munich.

Zgjedhja e parë e Bayern Munich është Xabi Alonso, por nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë nënshkrimin e tij, ata kanë mundësi të tjera.

Njëri prej tyre është Zinedine Zidane i cili ka deklaruar se nuk dëshiron të punojë aty ku ka pengesa gjuhësore. Gjermania është një nga ato vende, francezët nuk dinë gjermanisht.

Por Bayern Munich ka një zgjidhje për këtë. Si asistent duan të sjellin bashkatdhetarin e tij, Franck Ribery, i cili kaloi 12 vite në klubin bavarez dhe i njeh shumë mirë ngjarjet në Allianz Arena.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT