Thursday, May 2, 2024
spot_img

BDI dëgjoi mendimin e sportistëve

Në vazhdën e takimeve me protagonistë të fushave të ndryshme, për të kompletuar Programin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, eksponentë të partisë janë takuar me punëtorët e sportit në qytetin e Tetovës.

Ministri aktual i Jashtëm dhe kandidat për president, Bujar Osmani ka theksuar rëndësinë e takimit me njerëz të fushës, që do të ndihmonin në përpilimin e politikave adekuate, me çka do arrihej sukses më i madh dhe rezultate më produktive.

“Programi nuk është i kompletuar nëse nuk i dëgjojmë njerëzit drejtpërdrejt në terren sa i përket punës së sportit. Ne edhe mund të lexojmë ide të ndryshme rreth sportit, por nëse ato ide nuk janë kompatibile me nevojat e njerëzve me mundësitë e shtetit, ajo mbetet vetëm letër e shkruar”, ka deklaruar Osmani.

“Pretendojmë të udhëheqim me shtetin. Fronti Europian nuk është vetëm garë politike, por kjo e ndërron pozicionin tonë. Na jep obligim që edhe më mirë t’i mendojmë premtimet. Prandaj është me rëndësi t’i dakordojmë çështjet sa i takon sportit, këtu, bashkë me Ju”, përfundoi Osmani.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se aktivitetet sportive dhe mbështetja e sportit është element shumë i rëndësishëm i cili duhet parë edhe nga këndvështrimi i përfshirjes në programet mësimore. Ai tha se nw fokus do të jetë edhe ndërtimi i sallave të sportit.

“Sa më shumë projekte infrastrukturore, në ndërtimin e sallave të sportit,për  kategoritë e ndryshme të sportit, qendrave sportive për kategoritë e ndryshme të sportit, aq më mirë dhe aq më e lehtë është për zbatimin e vazhdueshëm të zhvillimit të fëmijëve nga arsimi fillorë deri në arsimit të mesëm për të arritur rezultate më të mëdha.

Element i rëndësishëm do të jetë vazhdimi i reformimit të akademisë së sportit si institucion shtetëror i cili do të reformohet si nga aspekti i ingerencave të menaxhimit por në të njëjtën kohë edhe nga aspekti i projekteve infrastrukturore”, tha ministri Shaqiri.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT