Wednesday, April 17, 2024
spot_img

BDI-Gostivar: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare

”Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaqëqisht ndaj shqiptarëve.

Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare.

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare. Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk aproon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.

Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhenave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve. Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë? Presioni nëpërmjet ispektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE nuk zgjedh formë për të treguar mukujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rezikuar sociale” – thuhet në pressin për media nga Azbi Shaqiri – BDI, dega Gostivar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT