Wednesday, May 1, 2024
spot_img

BDI: Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve

Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të  si VMRO-së dhe Levicës.

Në mungesë të Programit si dhe duke e ndjerë humbjen e thellë, Fronti Evropian shpreh shqetësimin e thellë se Izet Mexhiti dhe derivatet tjera të Moskës dëshirojnë me çdo kusht shqiptarët t’i paraqesin si faktor kriminel dhe korruptues në Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë në vendin tonë, konkretisht shqiptarët e Shkupit dhe më gjerë, e dinë që Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve.

Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz.

Arsyeja e vetme është se, Izeti dhe Rafeti janë ortak të udhëzuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa qëllimin kryesor e kanë të mbrojnë monopolin kriminel nga i cili financohen.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.

Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe këtë e shfrytëzon më së miri Rusia, e cila është prezente në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i apelon opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe Frontin Evropian.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave dhe luftës hibride që po zhvillon Kremlini, ndërsa goditja më e mirë për Moskën dhe derivatet e saj, është mbështetja masovike më 24 prill dhe më 8 maj për Presidentin dr. Bujar Osmani dhe Frontin Europian.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT