Monday, May 20, 2024
spot_img

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

Izet Mexhitin dhe derivatet tjera të VMRO-DPMNE-së i ka kap sikleti i humbjes së thellë nga Fronti Europian, ndërsa po mundohen të tërheqin vëmendjen se, edhe si humbës, ata mund të jenë pjesë e Qeverisë duke patur parasysh bashkëpunimin e ngushtë me Mickoskin dhe Apasievin e Levicës.

 

Në vazhdën e shpifjeve dhe nxitjes së panikut, Mexhiti sot ka thënë se “Mickoski dhe LSDM dhe shumë faktorë (bashkëpunëtorët e Kremlinit) po ikin nga BDI”.

 

I bëjmë me dije Mexhitit dhe derivateve të Moskës se BDI dhe Fronti Europian koalicionon vetëm me qytetarët, ndërsa partnerë i ka SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

 

Ky partneritet do të vuloset më 24 prill dhe 8 maj, kur Fronti Evropian do të kalojë në +20 deputetë.

 

Njëkohësisht i bëjmë me dije Mexhitit dhe derivateve pro-ruse se korrupsioni dhe krimi ka emër – Komuna e Çairit, e shndërruar tashmë në pronë ilegale të dy-tre vetave, të cilët të frikësuar nga humbja e radhës, po fshihen nën politikat anti-europiane dhe pro-ruse të VMRO-DPMNE-së.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT