Wednesday, May 29, 2024
spot_img

BDI: Mbylljen e lojërave të fatit Taravari ta nis nga Çairi, Mexhiti kundërshtoi Ligjin 

 Kandidati për president i opozitës, Arben Taravari, ka nis të tallet me qytetarët, ndërsa premton diçka kundër të cilës janë shprehur partnerët e tij të koalicionit.
 Ditë më parë, Taravari tha se “koalicioni opozitar menjëherë do të ndalojmë bixhozin plotësisht në Maqedoni”.
 Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.
Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.
 BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT