BDI: Në Ministrinë e mbrojtjes 10 nga 10 drejtorët janë maqedonas- alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

BDI: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e Ministrisë janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie. Ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes kërkon besim të ndërsjellë, balancë dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve. Përjashtimi i shqiptarëve nga nivelet ku merren vendimet strategjike cenon këtë besim, krijon ndjenjë margjinalizimi dhe dëmton karakterin multietnik të institucioneve që kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Edhe më shqetësuese është heshtja e Vlen-it. Për më shumë se dy vit enë pushtet, përfaqësuesit e tij nuk kanë arritur të mbrojnë as përfaqësimin minimal të shqiptarëve në institucionet kyçe të sigurisë. Mungesa e rezultateve dëshmon paaftësi për të mbrojtur interesin shqiptar dhe një kapje që i ka lënë pa zë përballë vendimeve diskriminuese. Përfaqësimi i drejtë në institucionet e sigurisë nuk është çështje statistikash. Është garanci për besimin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të shtetit.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT