Saturday, July 27, 2024
spot_img

BDI: Qytetarët vërshuan qendrat e KSHZ-së në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për President

Nga orët e para të mëngjesit, qytetarë të shumtë në qendrat rajonale të KSHZ-së në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Çashkë dhe anembanë vendit kanë vendosur nënshkrimin e tyre në përkrahje të kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President , Bujar Osmani.

Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata që deri më tani kanë shprehur vullnetin e tyre të palëkundur për t’u rreshtuar pas vizionit tonë të dëshmuar të arritjeve të mëdha.

Konfirmimi i kandidaturës së Bujar Osmanit përmes këtij grumbullimi masiv të nënshkrimeve që padyshim se do të tejkalojë numrin prej 10.000 nënshkrimeve dëshmon pastërtinë dhe drejtësinë e ideve tona progresive.

Ashtu siç realizuam premtimin për Kryeministrin e parë shqiptar dhe të gjitha zotimet e faktorizimit tonë kombëtar në këto dy dekadat e fundit, do të bëjmë realitet edhe kauzën e Presidentit të parë shqiptar duke trasur fillimisht rrugën për realizimin e sigurt të këtij vizioni.

Kandidatura e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por një mision i ri madhor, një betejë për të thyer tabunë e rradhës përmes zgjedhjes së Presidentit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit.

Këtë betejë ashtu si gjithë të tjerat do ta bëjmë bashkë dhe padyshim se do të ngadhënjejmë në qëllimin tonë të pastër.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT