Thursday, May 2, 2024
spot_img

BDI Tetovë: Është e qartë se BESA dhe VMRO e kanë vendos kryqin në Kodër të diellit

Është më se e qartë se Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE, në koordinim të ngushtë mes tyre e kanë vendosur kryqin në Kodrën e Diellit. Të dy subjektet, tani, me lojëra fjalësh po e luajnë rolin e viktimës dhe po e kërkojnë fajin diku tjetër.

Shefi i inspektoratit komunal, Sadat Sulimani, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal të Tetovës, ka pohuar se kanë qenë në dijeni dhe se bazamenti në oborr të kishës është konstatuar pa u vendosur ende kryqi. Por i njëjti nuk ndërmori asgjë për ta ndaluar punën pa leje ndërtimore.

Në asnjë moment nuk jemi kundër predikimit të feve, por jemi kundër manipulimit të opinionit duke keqpërdorur ndjenjat kombëtare dhe fetare të njerëzve.

Duke pasur parasysh që këto dy subjekte opozitare nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë ofertë të qartë politike për qytetarin, krejt çfarë bëjnë është nxitja e urrejtjes për të përfituar ndonjë poen politik.

Qytetarët janë të vëtëdijshëm për këtë skenar dhe asnjëherë nuk do të tolerojnë që përmes manipulimeve të tilla, subjektet opozitare të marrin votën e tyre.

The post BDI Tetovë: Është e qartë se BESA dhe VMRO e kanë vendos kryqin në Kodër të diellit first appeared on Tetova1.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT