BE përforcon EUFOR-in në Bosnje pas tensioneve në Republika Srpska

Forca e Bashkimit Evropian (EUFOR) do të dërgojë 400 ushtarë shtesë dhe katër helikopterë në Bosnje dhe Hercegovinë për të përballuar krizën politike që ka shpërthyer në Republikën Srpska. Trupat e reja, që do të vijnë nga Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia, pritet të mbërrijnë në Bosnje më 12 ose 13 mars.

 

 

Ky hap vjen pas rritjes së tensioneve politike dhe përpjekjeve të autoriteteve të Republikës Srpska për të sfiduar institucionet shtetërore të vendit. Forca EUFOR synon të sigurojë stabilitetin dhe të mbajë në fuqi Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights