Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Bejxhan Iljaz: Sot ndihem krenar pasi që pikërisht tani po nisim një ngjarje historike

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz gjatë fjalimit të tij në Pllasnicë ka thënë se Fronti Europian është tejet i rëndësishëm si moment politik dhe janë për tu përshëndetur të gjithë ata të cilët dhanë kontribut për tu arritur ky Front.

 

“Sot ndihem krenar pasi që pikërisht tani po nisim një ngjarje historike, një koalicion historik i cili nën udhëheqjen e Ali Ahmetit ia dolëm që të bëhemi bashkë më tepër bashkësi etnike me një qëllim të vetëm, për një të ardhme më të mirë për të gjithë dhe për barazi të plotë”, ka thënë Bejxhan Iljaz.

 

Kordinatori i zonës së V zgjedhore, Kreshnik Bekteshi para banorëve të Pllasnicës ka thënë se vota për Frontin Europian është votë për një të ardhme më të mirë për të gjithë e në veçanti për fëmijët, për krijimin e mundësive që ata të ardhme e tyre ta ndërtojnë në vendlindje.

 

“Ne kërçovarët e dimë më mirë  se të gjithë, kuptohet edhe ju të nderuar banorë të Pllasnicës se si kemi qenë të ndarë në të kaluarën dhe se si jemi tani të bashkuar, me theks të veçant nën udhëheqjen e liderit Ali Ahmeti, tani po shkojmë edhe një hap më tutje, po bëhemi bashkë edhe me Partinë Demokratike Turke, me boshnjakët dhe bashkësitë tjera me qëllim që këta fëmijë të vegjël që janë këtu të pranishëm të kenë një jetë më të mirë nga ajo që e kemi ne”, ka deklaruar Bekteshi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT