Friday, May 3, 2024
spot_img

Bekim Sali: Betejën po e bëjmë për deputetin e tretë në Zonën e Parë Zgjedhore

Bekim Sali nga Alternativa për Gazetën Lajm ka deklaruar se gjërat kanë ndryshuar në zonën e parë zgjedhore, ku edhe ai është i renditur i dyti, dhe se tani kjo zonë është bastion i VLEN-it.

 

 

“Aty tani për tani betejën po e bëjmë për kandidatin e tretë e cila është nga zona e Sarajit. Një përkujtim të vogël dua ta bëj se në vitin 2020 ku ishim në koalicion me ASH-në, kishim nxjerr rezultat të barabartë me BDI-në sa i përket deputetëve, dhe kur e themi tani bastionin e vjetër, e kemi të qartë se një shkëputje e madhe e trupit votues me automatizëm flet edhe për ndryshim të rezultatit”, tha Sali.

 

Bekim Sali, duke folur për kërcënimet tha se janë armë e humbësit dhe se ato nuk ndikojnë në euforinë e krijuar dhe dëshirën për ndryshim.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT