Në prezencë të deputetit të zonës, z. Bekim Sali, dhe kandidatit për kryetar komune, z. Sedat Bislimi, u zhvillua një bashkëbisedim me banorët e fshatit Maranë.
Takimi u mbajt në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, pasi në muajin tetor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Në këtë kontekst, subjektet politike po realizojnë takime të vazhdueshme me qytetarët dhe përkrahësit e tyre, për të prezantuar programet dhe platformat që synojnë zhvillimin lokal.
Mesazhi kryesor i këtij takimi ishte se “Për komunën e Studeniçanit ndryshimi vlen”, duke theksuar nevojën për përmirësim të kushteve të jetesës dhe shërbimeve në këtë komunë.