Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar për zhurmën e krijuar nga BDI pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit.

Përfaqësuesit e VLEN-it, në vazhdimësi kanë përsëritur se balancuesi do zëvendësohet me ligj, ndërsa kanë dhënë edhe shembuj se si është keqpërdorur ky instrument në të kaluarën.

“Pra, kjo ishte BDI-ja dhe “Balanceri” që po e shesin si arritje e tyre madhështore. Kjo fotografi dëshmon se si BDI-ja bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për të siguruar një vend pune, e ndërsa shqiptarët i largoi nga puna dhe madje nga vendi i tyre.
Prandaj, pozita e shqiptarëve në administratën shtetërore do të rregullohet me ligj!”, ka shkruar deputeti Bekim Sali.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights