Thursday, May 2, 2024
spot_img

Bekim Sali: Të gjithë patericat e BDI-së janë unifikuar dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre amë

Bekim Sali: Të gjithë patericat e BDI-së janë unifikuar dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre amë

Sot, fatmirësisht të gjithë patericat e BDI-së janë unifikuar dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre amë dhe janë kthyer pronarit të mëhershëm. Këtë e deklaroi Bekim Sali nga koalicioni VLEN, duke shtuar se këtë radhë jo kërcënimet po asnjë metodë tjetër e cila është praktikuar dhe në disa raste ka patur edhe rezultat, tani më është duke ndodhur vërshimi i popullit.

Sa i përket tensionimit të situatës, Sali, tha se ai personalisht nuk pret ndonjë eskalim të situatës.

“Kisha apeluar thjeshtë rezultati të pranohet i atillë, për arsye se sovrani do ta ketë ditën në të cilën do të shprehet i kënaqur nga politikat 22 vjeçare, apo nevojtar për ndryshime”, deklaroi Sali, nga Alternativa.

Bekim Sali u shpreh i bindur se më 24 prill dhe me 8 maj, sovrani do ta shpreh me dallim të madh pëlqimin e ndryshimeve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT