Saturday, July 27, 2024
spot_img

Bekteshi: BDI e dëshmoi veten në kohë krizash

Deklarata e ambasadorit holandez është kuptuar gabim. Ahmeti bën thirrje për veting

BDI është partia më e përgatitur me kuadro edhe partia më e përgatiture për udhëheqjen e institucioneve. Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë. AI ka theksuar se kjo është dëshmuar në periudha më të vështira të cilat i ka kaluar vendi jonë.

“Kjo u dëshmua në kohë krizash. Kuadrot e BDI-së edhe pse me nacionalitet shqiptar, në krizë energjetike, në kohën e pandemisë, në pjesën e standardit jetësor të qytetarëve, në pjesën e udhëheqjes së krizave, sepse ata resorë i udhëheqin kuadrot e BDI, nuk janë kujdesur vetëm për një përkatësi etnike në vendin tonë, qoftë ajo shqiptare ose ndonjë tjetër, por janë kujdesur për qytetarët e shtetit tonë. Nëse kuadër i BDI-së udhëheqë me një institucion atëherë bëhet problem pse bëhen punësime ose nuk bëhen punësime”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lidhur me deklaratën е kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se duhet të ulet në tavolinë e mos bëhen punësime sipas përkatësisë etnike, Bekteshi tha se BDI është e gatshme të bisedojë për çdo model i cili është më i mirë se balancuesi aktual.

“Bazë për këtë është Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Nëse gjendet model tjetër më i mirë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në shtet atëherë gjithsesi se jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çfarëdo modelesh të cilat fillimisht do të ishim të orientuar në atë çka është cilësore dhe çka nuk është cilësore. Por kjo nuk duhet të vlejë vetëm për një bashkësi etnike, ajo duhet të vlejë për të gjithë bashkësitë etnike në shtetin tonë, që të jemi të fokusuar për cilësi dhe ne jemi të gatshëm të bisedojmë për modele të tilla pa asnjë problem”, thotë Bekteshi.

I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadorit holandez për presion në gjyqësor, ministri Bekteshi tha se ai është kuptuar gabim, pasi ka hapur temë me njerëz të cilët më së shumti e kërkon që të ndodhin reforma në gjyqësor dhe të bëhet vettingu i të gjithë funksionarëve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT