Thursday, May 2, 2024
spot_img

Belgjika përgatitet për temperatura nën zero

Sipas Institutit Mbretëror Meteorologjik belg, Belgjika do të përfshihet nga moti më i ftohtë që nga shkurti i vitit 2021, me temperatura që variojnë nga minus 5 në zero gradë Celsius.

Moti i tillë është rezultat i të ashtuquajturit efekti “Moskë-Paris”, i shkaktuar nga një kombinim i zonës me presion të lartë mbi Britaninë e Madhe dhe Irlandë dhe erërat e ftohta nga rajoni i Skandinavisë, ku temperaturat kanë rënë nga -40 në -20 gradë Celsius ditët e fundit.

Era nga rajonet skandinave do të sjellë valë të ftohtë, e cila do të prekë më shumë Belgjikën, Holandën dhe pjesët veriore të Francës, me mot kryesisht me diell me temperatura të ulëta dhe reshje minimale.

Belgjika është goditur tashmë nga stuhi që nga fillimi i vitit, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta veriore që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa zona të vendit. Nga ana tjetër, zona e qytetit verior të Belgjikës, Antwerp, u godit nga një tornado të mërkurën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mbi 40 banesa. 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT