Benzema drejt vendimit të madh: “Jam 38 vjeç, kam oferta nga Europa – por dua të di ç’mendon Al Ittihad”

Karim Benzema po i afrohet një momenti kyç në karrierën e tij, pasi kontrata me Al Ittihad, nënshkruar në qershor të vitit 2023, është drejt fundit. Sulmuesi francez, tashmë 37 vjeç dhe pranë ditëlindjes së 38-të, ka pranuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, ndërsa ka konfirmuar se ka oferta konkrete, përfshirë edhe nga klubet europiane.

“Kontrata ime këtu është pranë përfundimit, kjo është e vërtetë. Nuk mund të them ende nëse do të qëndroj apo do të largohem; gjithçka varet nga shumë faktorë. Do të mbush 38 vjeç në dhjetor dhe e shoh veten duke luajtur edhe dy vite të tjera”, deklaroi Benzema.

Ai theksoi se prioritet mbetet qëndrimi në Arabinë Saudite, por vetëm nëse klubi është i gatshëm t’i ofrojë një perspektivë afatgjatë.

“Gjëja më e mirë për mua do të ishte të qëndroja këtu, por jo vetëm për një vit ose dy. Më pëlqen të flas ballë për ballë me klubin dhe të di çfarë mendojnë. Niveli i ligës po rritet çdo vit. Jam i lumtur këtu dhe ndihem i dashur”, u shpreh francezi.

Megjithatë, ai nuk e mohoi interesimin nga Evropës:

“Është e vërtetë që kam oferta në Europë. Duhet t’i vlerësoj të gjitha me kujdes dhe të zgjedh aty ku ndihem më rehat”, përfundoi Benzema.

Sulmuesi francez pritet të marrë një vendim final në javët në vijim, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga temat më të diskutuara në merkato.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com