Saturday, April 27, 2024
spot_img

BEQIRI VAZHDON TË IMPONOJË TEMPO TË LARTË NË STËRVITJE

Shkëndija vijon fazën përgatitore në Turqi, derisa ekipi vazhdon realizimin e planprogramit stërvitor. Ndërkohë, Agron Memedi bashkohet si pjesë e stafit teknik. Të enjten ora 13:00 test me Warta Poznan (Poloni).

Kuqezinjtë kanë hyrë në ditën e pestë të përgatitjeve në Turqi. Skuadra vazhdon të punojë sipas planit të stafit teknik e që në këtë fazë parasheh ngarkesa maksimale në drejtim të ngritjes së nivelit fizik dhe kondicional, pa lënë anësh edhe pjesën tekniko-taktike dhe ndërtimin e lojës.

Trajneri Jeton Beqiri dhe stafi i tij po marrin përgjigje pozitive nga futbollistët që në përpikmëri realizojnë planprogramin për këtë fazë.

Vlen të ceket se stafi teknik është kompletuar me Agron Memedin. Ish-mbrojtësi i kuqezinjëve, tashmë disa vite i aktivizuar si trajner te shkolla e futbollit Shkëndija, edhe zyrtarisht bëhet pjesë e stafit teknik. Memedi emërohet ndihmës trajner i Jeton Beqirit, derisa tashmë është pjesë e skuadrës në Antalia.

Stafi teknik përfshin gjithashtu Ivan Jovanovskin, i cili mban rolin e trajnerit kondicional, dhe Saledin Mustafi, i cili është trajner i portierëve.

Klubi e vlerëson pozitivisht këtë vendim dhe shpreson se ky kombinim i përvojës dhe pasionit do të sjellë suksese të reja në fushën e futbollit.

Sot ekipi në program ka dy seanca stërvitore, ndërsa të enjten luajmë ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia kur përballë kemi ekipin Warta Poznan nga Polonia (ora 13:00).

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT