Wednesday, May 29, 2024
spot_img

Besart Krivanjeva flet në prag të takimit me Vardarin

Besart Krivanjeva ka folur në prag të takimit me Vardarin, ndeshje kjo që në program është të dielën në Shkup. Për shkupjanin ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, kjo edhe për shkak rivalitetit që kishte në kohën kur i njëjti lunate me FC Shkupin…

Vardari është kundërshtari i rradhës në kampionat, aty ku vazhdojmë të jemi lider. Ndeshja në Shkup do të jetë e 9-ta kundër këtij rivali, ndaj të cilit kemi një bilanc pozitiv prej 4 fitoresh, 2 barazimesh dhe 2 disfata.

Gëzon fakti se tre ndeshjet e fundit janë mbyllur me fitore në favor të skuadrës tonë, që një gjë të tillë dëshiron të përsëris edhe të dielën.

Për mbrojtësin Besart Krivanjeva ndeshjet ndaj Vardarit janë më ndryshe, kjo edhe për shkak rivalitetit që kishte në kohën kur i njëjti lunate me FC Shkupin.

“Ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, sidomos për mua. Shumica prej futbollistëve futen me shumë entuziazëm dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën. Besoj se kështu dobtë jetë edhe në ndeshjen e rradhës kundër tyre. Nuk duhet të na gënjej pozita e tyre momentale, pasi mendoj se siç janë pikët të vlefshme për titullin e kampionit, ashtu janë të vlefshme edhe për mbijetesë. Mirëpo neve jemi Struga Trim Lum, jemi kampionët në fuqi, jemi lider dhe si të tillë do të qasemi edhe në fushën e blertë për të dëshmuar se për momentin jemi më të mirë se ata.” – u shpreh Besart Krivanjeva.

Një ndër titullarët më të spikatur te skuadra jonë, të dielën kundër Vardarit pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 16-të dhe vetëm të dytën me fanellën e Struga Trim Lum, pasi i njëjti kishte munguar në atë fitore 4:0 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Strugë.

Krivanjeva, megjithatë ishte pjesë e fitores 3:1 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Shkup, mirëpo që këtë herë e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari dhe jo në Qendrën Sportive “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT