Saturday, April 20, 2024
spot_img

Besmir Bojku operohet me sukses

Mesfushori strugan, Besmir Bojku, është operuar me sukses mbrëmë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, pas dëmtimit të rëndë që pësoi dje në ndeshjen kundër Rabotniçkit. Ai pritet që të mungojë nga 6-9 muaj nga fushat e futbollit….

Besmir Bojku është operuar me sukses mbrëmjen e kaluar në spitalin “8 Shtatori”, aty ku ishte dërguar me urgjencë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e javës së 24-të, kundër Rabotniçkit në Shkup.

Pas një dueli të ashpër në minutën e 85-të, Bojku kishte pësuar frakturë në këmbën e djathtë, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët kishin konstatuar se bëhet fjalë për frakturë të kërcirit, që përbëhet nga dy kocka të gjata tubulare: tibia dhe fibula.

Rehabilitimi do të zgjasë prej 6 deri më 9 muaj, që nënkupton se për Bojkun sezoni aktual, por edhe fillimi i sezonit të ri ka përfunduar që tani.

Ndërkohë, sot në mëngjes në vizitë te Bojku, ishte numri një i Struga Trim Lum, Mendi Qyra, i cili mesfushorit tonë luftarak, i uroi shërim sa më të shpejtë, me shpresë dhe besim se i njëjti në fushat e blerta do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bojku pritet të rikthehet pak para fundit të vitit 2024.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT