Gjatë vizitës në vendbanimet e Komunës së Tearcës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, qëndruan në fshatrat Dobrosht dhe Përshefcë, ku u pritën me respekt dhe mikpritje nga banorët.
Në takimet e zhvilluara, qytetarët shprehën shqetësimet e akumuluara ndër vite, duke theksuar mungesën e projekteve dhe premtimet e pambajtura nga qeverisjet e kaluara. Ata kërkuan që edhe zëri i tyre të dëgjohet dhe që investimet të mos anashkalojnë më zonën.
Kasami dhe Memishi vlerësuan energjinë pozitive dhe besimin e banorëve se ndryshimi është i mundur, duke theksuar se pikërisht ky besim është motivi më i madh për të vazhduar drejt një të ardhmeje më të mirë për komunën.
📌 “Vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët mund të sjellim të ardhmen që ata meritojnë”, u tha në takim.

