Bilall Kasami: Falishti, shembull i zhvillimit me rrugë moderne dhe ujë të pijshëm

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se fshati Falisht është shembull i qartë se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.

Me angazhim të madh, komuna ka realizuar dy projekte madhore që për dekada kanë qenë vetëm ëndrra: ndërtimin e rrugës moderne për fshatin dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujë të pijshëm, duke garantuar furnizim cilësor për çdo familje.

“Ne nuk flasim me fjalë boshe, ne punojmë, ne realizojmë dhe ne e ndryshojmë realitetin”, u shpreh Kasami, duke shtuar se këto janë dëshmi të qarta të rrugës së suksesshme që ka nisur Tetova.

Falishti sot ka rrugë dhe ujë të pastër, ndërsa Kasami paralajmëroi se nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që do ta bëjnë jetën më të mirë për çdo qytetar.

📌 Ai apeloi që më 19 tetor qytetarët ta mbështesin këtë rrugë zhvillimi përmes votës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com