Fshati Sellcë është sot në fokus të veprimeve konkrete të qeverisjes lokale, pas shumë viteve premtime të pambajtura. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me banorët e fshatit, inspektoi nga afër punimet në rrugën kryesore, një projekt që po shndërrohet në realitet.
Kasami theksoi se ndryshimi në vendbanime nuk vjen me fjalë, por me vepra konkrete. Përveç rrugës, po punohet edhe në ndërtimin e shkollës së re, e cila shumë shpejt do të jetë funksionale.
“Fshati Sellcë është në fokus të vizionit tonë, dhe çdo fshat e çdo lagje e Tetovës po ecën përpara, larg kthimit prapa të kohës së atyre që vetëm i keqpërdorën dhe i zhvatën qytetarët”, deklaroi Kasami.
Ky projekt është pjesë e Kapitullit të Dytë të zhvillimit lokal, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e Tetovës.