Marshi i Fitores për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës u shpalos sot me energji dhe optimizëm. Bashkë me kandidatët për këshilltarë komunalë, në krye me bartësin Albi Qamili, rininë aktive dhe aktivistet e palodhshme, qytetarët marshuan drejt Banjës së Tetovës për të kaluar disa çaste të këndshme së bashku.
Banja e Tetovës, një simbol i ndryshimeve të dukshme midis epokës së kaosit dhe epokës së punës dhe kujdesit, u vizitua nga ekipi. Para nisjes së projektit tonë, zona ishte e lënë pas dore, me rrugë të shkatërruara dhe murë që rrezikonin kalimtarët. Sot, pas përpjekjeve intensive, muri është zbukuruar, parku i lojërave për fëmijë është ndërtuar dhe zhveshtoret për vizitorët janë rinovuar, ndërsa e gjithë rrethina mbahet pastër si asnjëherë më parë.
Tetova meriton një udhëheqës që e do bukurinë, punën dhe zhvillimin. Me këtë energji, qyteti nuk kthehet më pas në epokën e zymtë – Tet❤va s’ndalet!