Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim me bartësin e listës dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë komunalë nga Koalicioni VLEN në Tetovë.
Kasami theksoi se kjo listë përfaqëson rininë, shpresën dhe qytetarët, duke e cilësuar si garanci për të ardhmen e sigurt të Tetovës.
“Kjo është lista me të cilën do ta vazhdojmë ndryshimin që VLEN, derisa qyteti ynë të bëhet më i zhvilluari në vend dhe rajon. Falënderoj nga zemra të gjithë kandidatët për energjinë dhe gatishmërinë për të bërë të pamundurën për Tetovën që VLEN”, u shpreh Kasami.
Ai shtoi se rrugëtimi i përbashkët i kësaj liste do të hapë dyert e çdo institucioni për rininë dhe projektet transformuese të qytetit.
“Me rini të shëndoshë, sukseset janë të sigurta. Ja VLEN! Na priftë e mbara!”, theksoi Kasami.