Bilall Kasami: Më 2 nëntor vendosim bashkë për Tetovën e shpresës dhe rinisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpërndarë një mesazh frymëzues për qytetarët, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin dhe dinjitetin e Tetovës.

“Sot pata rastin të kaloj disa momente të bukura me qytetarët tanë, me ata që mbajnë shpresën e Tetovës. Në sytë e tyre shihet dashuria për qytetin, dëshira për zhvillim dhe besimi që kanë se Tetova mund të jetë vend më i mirë për të jetuar,” ka shkruar Kasami.

Ai shtoi se qytetarët nuk kërkojnë shumë, por vetëm dinjitet dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Tetovë, duke theksuar se puna për këtë qëllim do të vazhdojë pa ndalim.

“Më 2 nëntor, vendosim bashkë për rrugën që kemi nisur. Për Tetovën e rinisë, për Tetovën e shpresës, për Tetovën që e duam të gjithë,” përfundon mesazhi i Kasamit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com