Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim miqësor me banorët e lagjes Bregu i Diellit, ku bashkëbisedoi me ta për projektet dhe punimet që po realizohen në këtë zonë.
Kasami tha se është bërë një punë e madhe për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe njoftoi se nesër do të fillojnë punimet për rikonstruimin e rrugës kryesore të lagjes, duke zgjidhur kështu një tjetër problem të kahmotshëm të banorëve të kësaj pjese të qytetit.
> “Problemet e Tetovës po i zgjidhim një nga një”, theksoi Kasami, duke shtuar se përmirësimi i infrastrukturës urbane dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve mbetet prioritet kryesor i tij dhe i ekipit të Koalicionit VLEN.