Takimi synoi thellimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes dy vendeve.
Dje, Bilall Kasami, së bashku me deputetet Mimoza Musa dhe Kaltrina Beqiri, mirëpritën një delegacion nga Republika e Turqisë, të udhëhequr nga deputetja Rukiye Toy dhe anëtarja e Komitetit Qendror Ekzekutiv të AK Partisë, Emine Çakır.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit tonë dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.


