Bilall Kasami: Ndërtojmë Sahat Kullën, Tetova ecën përpara me kulturë, identitet dhe zhvillim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar një nga projektet më simbolike të mandatit të ardhshëm: ndërtimin e Sahat Kullës, në vendin ku ndodhej dikur, si pjesë e një vizioni më të gjerë për rikthimin e identitetit historik të qytetit.

Kasami tha se gjatë mandatit të parë është arritur të ringjallet jeta kulturore e Tetovës, duke e kthyer qytetin në kryeqendër të aktiviteteve artistike e kulturore shqiptare. Ai përmendi suksesin e “Verës tetovare” dhe transformimin e “Rrugës së Butiqeve” në një hapësirë me pamje historike dhe karakter të veçantë urban.

“Në mandatin tonë të parë, Tetova u zgjua nga letargjia dhe mori frymë kulturë. Tani, me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, ecim edhe më fuqishëm përpara,” deklaroi Kasami.

Në mandatin e ardhshëm, krahas ndërtimit të Sahat Kullës, Komuna e Tetovës planifikon:

  • Krijimin e një biblioteke dhe leximore moderne për të rinjtë,

  • Themelimin e Qendrës Kulturore Komunale,

  • Organizimin e manifestimeve të reja kulturore dhe artistike që do të forcojnë identitetin e qytetit.

Kasami theksoi se “epoka e kaosit dhe papërgjegjësisë ka marrë fund”, duke shtuar se Tetova po hyn në një fazë të re të zhvillimit me projekte që i japin jetë, dinjitet dhe vizion qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT