Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë sot në manifestimin tradicional “Dita e Plisit”, të organizuar nga Shoqata për Shkencë dhe Kulturë Pellazgët-Tetovë, e udhëhequr nga prof. Shefki Selami-Poti.
“Hej Tetovë, heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit 🫶”, tha Kasami në hapje, duke theksuar se ishte i nderuar që së bashku me bashkëkombës nga të gjitha trevat shqiptare i dhanë këngës dhe valles për të nderuar trashëgiminë kombëtare.
Kasami kujtoi se gjatë mandatit të parë, Komuna e Tetovës ringjalli shpirtin kulturor dhe artistik të qytetit, duke premtuar se mbështetja për artin dhe kulturën do të jetë edhe më e fortë në Kapitullin e Dytë të transformimit të Tetovës.
“Tet❤️va s’ndalet!” – përfundoi Kasami.

