Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të dytë, Bilall Kasami, ka vizituar shtabet zgjedhore të Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël, ku është pritur në një atmosferë entuziazmi, bashkimi dhe besimi të madh në vizionin për Tetovën.
Kasami u shpreh mirënjohës për përkrahjen e fuqishme që qytetarët, aktivistët dhe familjet e Tetovës kanë treguar më 19 tetor, duke theksuar se ajo mbështetje është garanci për fitoren përfundimtare që pritet më 2 nëntor.
“Falënderim të sinqertë për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që na dha mbështetje të madhe më 19 tetor. Tani Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë edhe më të bashkuar, edhe më të fortë për më 2 nëntor, ditën kur Tetova do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës, ndershmërisë dhe vizionit,” tha Kasami në fjalën e tij para mbështetësve.
Takimet në Reçicë dëshmojnë për mobilizimin e plotë të strukturave dhe përkushtimin e qytetarëve për ta vazhduar rrugën e zhvillimit dhe transparencës në udhëheqjen e Komunës së Tetovës.

