Bilall Kasami në Sllatin: “Pollogu ka zgjedhur të ecë përpara me Daut Memishin”

Në vazhdën e takimeve elektorale të koalicionit VLEN, sonte në fshatin Sllatin të Komunës së Tearcës u mbajt një tubim madhështor që mblodhi qindra qytetarë nga zona dhe përtej saj.
Në këtë ngjarje mori pjesë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Daut Memishin, dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit VLEN.

Në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi qytetar, Kasami theksoi se Pollogu është ngritur në një zë për ndryshim dhe progres, duke vlerësuar kandidaturën e Daut Memishit si garanci për zhvillim dhe dinjitet.

“I gjithë Pollogu në një zë ka zgjedhur të ecë përpara. Tearca është e vendosur t’i bashkëngjitet zhvillimit, dinjitetit dhe mirëqenies me Dautin në krye,” – deklaroi Kasami gjatë fjalimit të tij.

Sipas tij, vizioni i VLEN-it për Tearcën dhe për tërë rajonin është një epokë e re e bashkëpunimit, investimeve dhe progresit të vërtetë.

“Po vjen një epokë e re për Pollogun – më e mirë, më e begatë, më e sigurt. Me Dautin, për Tearcën, ia VLEN,” – përfundoi Kasami, mes duartrokitjeve të banorëve të Sllatinës.

Tubimi në Sllatin u cilësua nga organizatorët si një dëshmi e mbështetjes së gjerë që Daut Memishi gëzon në Komunën e Tearcës, ndërsa energjia e pjesëmarrësve tregoi për momentin e fortë të koalicionit VLEN në Pollog para zgjedhjeve të 19 tetorit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT