Bilall Kasami nga Gostivari: Me Sebaedin Dautin fillon kapitulli i ri i drejtësisë dhe zhvillimit

“Sebaedin Dauti do të jetë garancia e drejtësisë dhe zhvillimit në Gostivar,” u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në hapjen e shtabit të koalicionit VLEN në Gostivar.

Kasami theksoi se qytetarët tashmë kanë treguar vendosmërinë për ta mbështetur ndryshimin që sjell nder, barazi dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Gostivari ka kaluar shumë sfida, është përballur me padrejtësi dhe shtrembërime të së vërtetës, por kurrë nuk është dorëzuar. Me Sebaedin Dautin dhe VLEN-in do të fillojë një kapitull i ri ku drejtësia e qytetarit vihet mbi gjithçka dhe Gostivari bëhet shembull i barazisë dhe ndershmërisë,” deklaroi Kasami.

Me hapjen e shtabit dhe prezantimin e ekipit të tij, VLEN synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet lokale në Gostivar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT