Bilall Kasami nga Shipkovica: Malësia nuk e do kthimin prapa — zhvillimi është realitet

Tetovë, 7 tetor 2025 — Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim madhështor në Shipkovicë, ku morën pjesë edhe banorë nga Gajre, Liseci, Brodeci, Veshalla dhe Bozovca.

Në atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të madhe, Kasami theksoi se malësia e Tetovës është shembull i zhvillimit konkret, ku premtimet janë shndërruar në vepra.

“Nga Shipkovica jehon zëri i zhvillimit — malësia nuk e do kthimin prapa! Ata e harruan malësinë, ne e ngritëm. Ata flisnin për ndryshim, ne e sollëm ndryshimin,” deklaroi Kasami para qytetarëve të pranishëm.

Ai kujtoi se në katër vitet e fundit janë realizuar dhjetëra projekte konkrete, përfshirë asfaltimin e rrugës në Shipkovicë, ndërtimin e shkollës dhe rrugës në Sellcë, si dhe rikonstruksionin e rrugës Brodec–Veshallë.

Kasami prezantoi edhe pjesë nga programi i tij për “Kapitullin e Dytë për Tetovën”, që përfshin projekte strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të zonës malore:
✅ Zhvillimi i Kodrës së Diellit;
✅ Ndërtimi i teleferikut nga qyteti në Kodrën e Diellit;
✅ Përkushtim maksimal për realizimin e rrugës Tetovë–Prizren;
✅ Ndërtimi i qarkores së re në Shipkovicë;
✅ Ndërtimi i qarkores Lisec–Kodra e Diellit.

“Banorët e malësisë e dinë mirë kush punon. Më 19 tetor, me një zë për numrin 7️⃣, do të mbështesin zhvillimin dhe vazhdimin e punëve që e kanë ndryshuar Tetovën,” përfundoi Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT