Bilall Kasami paralajmëron ndërtimin e tre pishinave të reja në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se në qytet do të ndërtohen tre pishina të reja, pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe sportive.

Sipas tij, pishinat do të jenë të vendosura në kuadër të tre institucioneve arsimore:

  • Shkolla fillore “Naim Frashëri”

  • Shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”

  • Shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq”

Kasami theksoi se këto projekte janë dëshmi e zhvillimit të pandalshëm të Tetovës dhe përmbylli njoftimin me mesazhin:

“Tetova s’ndalet!”

Investimi synon të përmirësojë kushtet për nxënësit dhe komunitetin, duke fuqizuar ofertën sportive dhe mundësitë për edukim fizik në qytet.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT